
Ditmar Bicaj
Ditmar Bicaj do të rikthehet të drejtojë në Kategorinë e Parë pas mbylljes së aventurës prej muajsh me Burrelin. Trajneri 36-vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës së Lushnjes.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi lagunar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.
“Ditmar Bicaj nesër prezantohet në Lushnjë !! 36 vjeçari do të jetë trajneri ynë ! Ëelcome”, shkruan Lushnja.
Ishte konfirmuar dhe nga vetë ish-mbrojtësi pak ditë më parë, por mungonte vetëm finalizimi. Kjo do të jetë aventura e dytë e Ditmar Bicajt si trajner në karrierën e tij.
Poll