
Vazhdojnë largimet nga skuadra e Kukësit. Një tjetër lojtar ka njoftuar ditën e sotme largimin nga verilindorët.
Plarent Fejzaj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kukësit. Mesfushori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar klubin pë rmundësinë e dhënë, ndërsa uron që sa më shpjet të ngjiten sërish në Superiore.
“Falëminderit @fkkukesialbania !
Nga sot nuk jam më pjesë e FK Kukësit. Dua të falënderojë çdo person që punuam bashkë këtë vit, trajnerë, president, lojtarë… Ndoshta nuk ja arritëm qëllimit të mbijetonim në Superiore, por në çdo moment kam dhënë më të mirën për ju.
Nuk mund të lë pa falënderuar edhe tifozat që më kanë mbështetur çdo herë. @armata_veriut1
Dua t’u uroj një kthim sa më shpejtë mes më të mirëve.
Mirupafshim Kukësi!”, ka shkruar lojtari.
View this post on Instagram