
Do-hyun Kim
Pasi u afruan më shumë se kurrë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, Pogradeci do të jetë konkurrues edhe këtë sezon. Klubi liqenor ditën e sotme ka përforcuar repartin e mesfushës me një transferim.
Bëhet fjalë për koreano-jugorin, Do-hyun Kim i cili është transferimi më i ri i Pogradecit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra liqenore nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 31-vjeçari.
“MIRË SE ERDHE! KIM DOHYUN, 31 vjeç, mesfushor qëndre është tashmë zyrtarisht pjesë e KF Pogradeci Klubi i uron suksese në vazhdim”, shkruan Pogradeci në rrjetet sociale.
Poll