Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ La gjurmë në fitoren ndaj tropojanëve, lojtari nga Bregu i Fildishtë i Lushnjës gjen rrugën për tek goli

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ La gjurmë në fitoren ndaj tropojanëve, lojtari nga Bregu i
Olola

Lushnja arriti të fitojë 2-4 ndaj Valbonës, edhe pse lagunarët patën 2 pasqyra të ndryshme gjatë lojës. Një fakt do të kjjetë gëzuar me siguri teknikun Xhafa pas përfundimit.

Përveçse lushnjarët përmbysën tropojanët dhe morën 3 pikë jetike për psikologjinë e klubit pas humbjes me Flamurtartin në shtëi, Ulluri gjeti golin e parë me myzeqarët. Jo vetëm kaq, po edhe Olola gjeti golin e parë sezonal.

Lojtari i huaj i verdhjeshilëve është aktivizuar për shumë takime në Kategorinë e Parë, ku dhe ka bindur me lojë po pa tundur rrjetën. Ky moment ka marrë fund pasi afrikani u rikthye tek goli ndaj veriorëve. Në minutën e 70-të, 20 vjeçari shënoi të aktërtin për Lushnjën që praktikisht hipotekoi 3 pikët në Bashkinë Bajram Curri.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë zhbllokohet në ndeshjen e 10-të për të në kampionat dhe tregon se jo vetëm Kamissoko di të shënojë.

Kujtojmë që francezi ka qenë deciziv për lagunarët këtë sezon ku ka shënuar shpesh e madje i ka dhën pikë Lushnjës si në arstin e takimit ndaj Erzenit në Vorë që u vulos nga penalltia e ish-it të Flamurtarit.

Goli i Ololas

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga