
Foto ilustruese
Vora ka prezantuar fanellat e reja që lojtarët do të mbajnë veshur në sezonin e ri 2024-2025 të Kategorisë së Parë. Macron është kompania që ka dizenjuar uniformat e skuadrës që ruajnë ngjyrat që karakterizojnë ekipin.
“FK Vora në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve Macron, prezanton dizajnin e ri te uniformave qe skuadra do të veshë për sezonin e ri 2024 - 2025. Shprehim mirënjohjen për këtë bashkëpunim. Kampionët vishen me Macron”, shkruan klubi.

Uniforma e pare

Uniforma e dyte
Vora do të provojë sërish të ngjitet në Superiore teksa sezonin e fundit u ndal në fazën Play-Off nga Apolonia. Drejtuesit kanë hyrë në merkato për të përforcuar ekipin dhe lëvizjet kanë qenë të rëndësishme si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
View this post on Instagram
Galeria fotografike ()
Poll