
Ditën e enjte Elbasani dhe Bylisi do të përplasen mes tyre në sfidën e fundit në Kategorinë e Parë. Takim i cili do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Një sfidë ku skuadra e Nevil Dedes do të synojë ta mbyllë me fitore këtë sezon, ndërsa bashkë me tifozët do ta kthejnë në një ditë feste. Pikërisht të enjten do t’iu dorëzohet edhe trofeu i titullirt dhe për këtë mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë.
Tifogrupi i Elbasanit “Tigrat verdheblu” kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkojnë që të jenë sa më të shumtë në numër për t’iu bashkuar festës së tyre. Gjithçka do të nisë në qendër të qytetit për të vazhduar më pas drejt shkallëve të stadiumit. Ndër të tjera ata shkuajnë se janë shpallur kampionë në fushën e lojës dhe të enjten do të jenë kampionë edhe në tribuna.
“Të Enjten luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi.
Lajmërojmë çdo antarë që të na bashkohet në këtë ditë pasi jemi shpallur KAMPION në Fushë dhe ta mbyllim si dim vetëm ne KAMPION në TRIBUNA.
Grumbullimi jonë nis në 14:00 në Fan Club,
Kortezhi nis në orën 16:00.
Vishu ZI, merre shallin e bashkohu me TIGRAT”, thuhet në postim.
View this post on Instagram