Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Skënderbeu i shpëton turpërimit në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola dhe spektakël, Skënderbeu i shpëton turpërimit
Skënderbeu - Korabi

Skënderbeu ka triumfuar në shtëpi përballë Korabit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 3-2.

Vendasit kaluan në avantazh të dy golave, falë Nasr dhe Vangjeli. Në krahun tjetër, Korabi ia doli që të barazonte me Morinën dhe Markun, teksa dibranët mund të turpëronin korçarët me një përmbysje spektakolare. Megjithatë, Skënderbeu shënoi në “frymën e fundit” me Çuçkën.

Kështu, ekipi i Ernest Gjokës “blindon” kreun me 25 pikë. Në krahun tjetër me 10 pikë të grumbulluara, Korabi mban vendin e 7-të në renditje.  

Poll

Lexo gjithashtu