
Pogradeci
Pogradeci ishte një nga surprizat më të bukura të sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë. Skuadra liqenore u afrua gjithashtu edhe me ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Por në finalen e Play Off-it përballë Tiranës ishin të pafat pasi u mposhtën me shifrat 1-0. Megjithatë, sezoni i shkuar është lënë pas dhe Pogradeci tashmë është zhvendosur në projektin e ri.
Liqenorët sot kanë nisur stërvitjen për sezonin e ri futbollistik. Pogradeci ka publikuar ditën e sotme fotografi nga qendra stërvitore dhe këtë sezon do të shpresojnë sërish ngjitjen në elitë.
Poll