Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

"Sot nuk kishim agresivitet", Mërgjyshi pas humbjes me Flamurtarin: Federata mos të bëjë ndeshje çdo 3 ditë, Laçi ka kohë që pushon

Shkruar nga NEWSPORT
"Sot nuk kishim agresivitet", Mërgjyshi pas humbjes me
Artan Mërgjyshi

Flamurtari shkon shumë pranë ngjitjes në “Abissnet Superiore”. Skuadra vlonjate ia doli që të triumfonte në finalen e “Play Off” përballë Apolonisë me rezultatin 3-4 pas penalltive. Duke theksuar se vlonjatët ishin me 10 lojtarë që nga minuta e 77-të. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i fierakëve, Artan Mërgjyshi.

“Ndeshja me Vorën na lodhi dhe sot s’kishim agresivitetin e duhur. Pas kartonit të kuq ishim paksa më të ngurtë. Lojtarët janë të rinjë dhe nuk mbajtën dot presionin dhe nuk ishin konkretë e të kthjellët. Duke qenë një ekip kaq i ri, ku 3 lojtarë deri para 2 javësh ka qenë te U19 dhe sot ishin në formacion, presioni ka bërë të veten.

Në ato momente që ne duhet ta fitonim, ndikoi kjo. Nuk e di çfarë e shtyn Federatën që të bëjë ndeshje çdo 3 ditë si për ne apo Flamurtarin, ndërkohë që Laçi ka kohë që pushon. Të dielën Flamurtari ndeshet me ta… Por sot unë nuk kisha dhe mundësi të bëja ndërrime.

Penalltitë? Ne i kemi punuar edhe penalltitë gjatë këtyre dy ditëve. Për Kelvin më vjen keq pasi është i ftohtë si lojtar dhe s’ka gabuar penallti, por është ndryshim nga U19 te ekipi i parë. Penalltia është pjesë e fatit, aty fitoi eksperienca e Flamurtarit të cilit i urojmë suksese”, është shprehur Mërgjyshi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga