Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Sergio Ramos e kam pasur idhull”, kapiteni Arlind Kurti tregon rivalin më të vështirë! Mbrojtësi jep detaje për të ardhmen  

Shkruar nga NEWSPORT
“Sergio Ramos e kam pasur idhull”, kapiteni Arlind Kurti tregon
Arlind Kurti me ekipin e Laçit dhe Sergio Ramos

Kapiteni i Laçit, Arlind Kurti mbylli sezon fantastik me ekipin kurbinas, duke fituar titullin në Kategorinë e Parë, madje talenti fierak shënoi golin e fitores në javën e fundit të kampionatit kundër Skënderbeut, protagonist absolut.

Së fundmi, qendërmbrojtësi ka folur për "Euronews Albania", duke dhënë një “pasqyrë” më të qartë për të ardhmen dhe ëndrrat profesionale:      

“Jam i përqendruar maksimalisht te futbolli. Shikoj punën time të përditshme, dua të arrijë ku unë kam dëshirë. Ëndrra në sirtar? Ëndrra ime është që të luaj një ditë për një ekip në Evropë, pra ekip me emër.

Liga që më pëlqen më shumë është Serie A, por që duhet shumë punë për të shkuar deri atije. Dua të vazhdoj përpara të punoj sa më shumë.

Inspirimi në futboll? Më përpara, ai që më insprionte më shumë ishte Sergio Ramos, bëhet fjalë kur ai luante në Evropë. Lojtari që të ka vendosur në vështirësi më shumë? Bekim Balaj ka qenë më i ndërlikuari për t’u markuar.

E kam thënë, unë duhet të punoj, të jap më të mirën në fushë dhe pastaj ia lemë presidencës për ofertat që mund të jenë në adresim të klubit. Në bashkëpunim me ata, duhet të gjej mundësinë më të mirë”.    

Poll

Lexo gjithashtu