
Kategoria e Parë
Jemi më pak se 1 muaj larg nga starti i kampionatit dhe ekipet tashmë po shtojnë dozën e stërvitjeve dhe përgatitjeve për të qenë sa më shpejt gati. Madje nuk kanë munguar edhe ndeshjet miqësore mes tyre.
Kështu Pogradeci dhe Korabi ditën e sotme do të sfidohen mes tyre. Përballje që do të luhet në stadiumin e Pogradecit dhe do të startojë në orën 18:00.
Një sfidë e cila do t’u shërbejë trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve dhe cilësitë e tyre. Siç dihet Kategoria e Parë do të ngre siparin më 23 gusht. Pogradeci do të presë në shtëpi Lushnjën, ndërsa Korabi luan në transfertë ndaj Luftëtarit.

Poll