Pogradeci
Pogradeci po shijon momentet e tij të suksesit, pas fitores ndaj Skënderbeut, e cila as ajo nuk erdhi rastësisht. Rezultatet pozitive dhe paraqitja e denjë e “liqenorëve”, vijnë nga përkushtimi i ekipit në seancat stërvitore të cilat zhvillojnë.
Ku për këto të fundit ekipi ka ndarë dhe disa foto në rrjetin zyrtar të klubit, në “Facebook”. Ku në postim shihen lojtarët teksa kryejnë dhe stërvitjen me përkushtim të plotë.
Të shtunën ekipi i Emiliano Çelës, do të përballet me Kukësin në orën 13:30, në një ndeshje të vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë.
Ndërsa objektivi i skuadrës së tyre është shumë i qartë, "liqenorët" duan vetëm fitore për rrugën drejt Superiores.
Poll
