
Pogradeci prezantoi para pak minutash Emiljano Ccelën si trajnerin e ri të ekipit. Ndërkohë që 40-vjeccari ka mbajtur fjalim në dhomat e zhveshjes, duke u shfaqur mjaft i motivuar për punën që ka marrë përsipër te “liqenorët”.
“Unë me thënë të drejtën pata kohën e mjaftueshme për t’u menduar, që ta marr ekipin ose jo. Nuk jam nga ata trajnerë që ikin në ekip dhe thonë nuk është ekipi im. Koha ime ishte e mjaftueshme, i kam parë të gjitha ndeshjet tuaja.
I kam marrë të gjitha informacionet e brendshme dhe jashtme. E kam marrë ekipin me dëshirën time më të mëdha, që nga ky moment e quaj ekipi im. Nëse neve arrijmë të bëhemi të gjithë bashkë, do kemi më shumë fuqi, do kemi më shumë rezultate. Unë punën e bazoj te respekti i ndërsjellë”, ka thënë Çela.
Nuk dihet ende nëse këto fjalë ishin “thumba” drejtuar ndonjë trajneri tjetër. Megjithatë, disa ditë më parë, tekniku i Besës, Shpëtim Duro o shpreh se nuk e kishte marrë me dëshirë detyrën te kavajasit.