Pogradeci
Pogradeci do të përballen këtë të shtunë me Skënderbeun, në kuadër të javës së 32-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, do të nisë në orën 15:00.
Ndërkohë që së fundmi, klubi liqenor ka shpërndarë pamje nga stërvitja, duke treguar gatishmërinë. “Liqenorët vijojnë stërvitjet! Një tjetër përballje na pret, Pogradeci kundër Skënderbeut”, shkruan klubi i Pogradecit në rrjetet sociale.
Kujtojmë se pogradecarët kanë ende shpresa për t’u ngjitur në Superiore. Kjo, nëpërmjet ndeshjeve të “play-off”, fazë të cilën e arritën edhe sezonin e shkuar, por u mposhtën në hapin final nga Tirana.
View this post on Instagram
Poll
