Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nga Kukësi në Laç e Pogradec, 6 ekipe përplasin “brirët” në Kategorinë e Parë (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kukësi në Laç e Pogradec, 6 ekipe përplasin
Kategoria e Parë

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ditën e sotme ndeshjet e mbetura të javës së 8-të të kampionatit. 6 ekipe do të zbresin në fushë dhe do të sfidohen mes tyre në orën 14:00.

Në “Kukës Arena” do të përballen Kukësi dhe Luftëtari, ku të dyja ekipet do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej disa javësh.

E luftuar do të jetë edhe sfida mes Laçit dhe Burrelit, përballje kjo që do të luhet nëLaç. Kurbinasit do të luajnë vetëm për 3 pikët, për të mbajtur hapin e Skënderbeun dhe për t’i rimarrë Ilirisë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë takimi i fundit i ditës së sotme do të jetë mes Pogradecit dhe Kastriotit. Vendasit prej 2 javësh nuk e njohin fitoren, ndërsa krutanët do të luftojnë për 3 pikët e para në këtë kampionat.

Nga Kukësi në Laç e Pogradec, 6 ekipe përplasin
 

 

Poll

Lexo gjithashtu