
Xhevahir Paplekaj dhe Keslin Shani
Te Korabi vazhdojnë hyrje – daljet në këtë merkato. Pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Alfred Deliallisin, tashmë nga ekipi i Peshkopisë ka largime të rëndësishme.
Kështu kanë mbyllur aventurën e tyre me Korabin, Xhevahir Paplekaj dhe Keslin Shani. Të 2 qendërmbrojtësit nuk do të jenë më pjesë e ekipit për sezonin e ri, duke dalë futbollistë të lirë në treg.
Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubit, largimi i tyre lë një boshllëk të madh në prapavijë. Deliallisi bëhet me “dhimbje koke” pasi duhet patjetër në merkato të gjejë zëvendësuesit e tyre të duhur.
Poll