Pogradeci
Pogradeci dhe Korabi do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Pogradecit, do të nisë prej orës 13:30.
“Të shtunën më 31 janar, ora 13:30 ju mirëpresim në stadium për të ndjekur live ndeshjen midi KF Pogradeci dhe KS Korabi. Mos e humbisni”, shkruan klubi liqenor në rrjetet sociale.
Kujtojmë se pogradecarët mbetën një prej pretendentëve kryesorë për t’u ngjitur në Superiore. Ata mbajnë vendin e 3-të me 36 pikë, vetëm 3 larg Laçit të vendit të dytë.
View this post on Instagram
Poll
