
Kategoria e Parë do të luajë 2 ndeshjet e fundit të javë ss ë29-të të kampionatit. Duele që marrin vëmenden do të luhen në të njëjtën orë, 14:00.
Erzeni do të presë Korabin. Shijakasit janë tashmë të rënë në Kategorinë e Dytë dhe dueli i tyre ndaj ekipit nga Peshkopia është thjeshtë për formalitet.
Ndërkohë një “finale” mbijetese do të luhet mes Kukësit dhe Apolonisë. Kjo sfidë merr vëmendjen, pasi vendosë shumë mbi fatet e ekipeve në këtë sezon. Për këto 2 takime janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
NDESHJET dhe ARBITRAT:
KUKËSI – APOLONIA
Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Mario Shazivari
Arbitër i 4: Albano Stolaj
ERZENI – KORABI
Arbitër kryesor: Ardit Merdanaj
Asistent 1: Nereo Likaj
Asistent 2: Endri Fejzullah
Arbitër i 4: Klajdi Qëndraj