
Kanë përfunduar të 3 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë. Në këto sfida të vlefshme për javën e 21 të kampionatit, nuk kishte surpriza të mëdha, teksa u shënuan vetëm 3 gola.
Erzeni barazoi pa gola përballë Apolonisë së Fierit. Ndërkohë në krahun tjetër në baraspeshë përfundoi edhe sfida mes Kastriotit dhe Valbonës, por me rezultatin 1-1. Ndërsa skuadra e Pogradecit mposhtin Korabin, minimalisht 1-0.
Ndërkohë ditën e nesërme do të luhen 3 sfidat e tjera të Kategorisë së Parë, të fundit për javën e 21. Burreli do të përballet me Vorën, ndërsa Lushnja me Flamurtarin. Ndërkohë që Besa duelon Kukësin.
NDESHJET:
ERZENI – APOLONIA 0 – 0
KASTRIOTI – VALBONA 1 – 1 (Ajazi 83' / Krasniqi 75')
POGRADECI – KORABI 1 - 0 (Zguro 34')