Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi “ndez motorët”, ndaj Apolonisë për të lënë zonën “Play-Out”

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi “ndez motorët”, ndaj Apolonisë për
Kukesi

Kukësi duket që është “rizgjuar” në momentin më delikat dhe të rëndësishëm të Kategorisë së Parë. Kampionati ka hyrë në fazën më delikate të tij dhe tashmë çdo pikë vjen shumëfish në arritjen e objektivave.

Paraqitja e skuadrës në ndeshjet e fundit ka qenë relativisht e mirë. Verilindorët ia kanë dalë të sigurojnë 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit, duke fituar ndaj disa prej rivalëve direkt për mbijetesën. Dhe pikërisht për këtë të fundit tashmë janë “ndezur motorët” për të realizuar qëndrimin mes më të mirëve.

Aktualisht Kukësi mban vendin  e 10-të në klasifikim me 28 pikë, 1 më pak se Korabi i vendi të 9-të dhe 3 më pak se Kastrioti i vendit të 8-të. Tashmë skuadra e udhëhequr nga Fatjon Tafaj do të ketë sy synim pikërisht vendin e 8-të dhe diferenca është e rikuperueshme, pasi janë edhe 5 ndeshje drejt fundit të kampionati. Këtu duhet marrë parasysh që Kukësi do të ketë një përballje direkte me Kastriotin, e cila me shumë gjasa do të vendose shumë mbi fatet e tyre në Kategorinë e Parë.

Gjithçka duhet të nisë që me përballjen me Apoloninë, takim që do të luhet në "Kukës Arena" në orën 14:00. Duel që do të vendosë shumë mbi fatet e kuksian1%ve në këtë sezon. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga