
Elbasani
Elbasani ka vendosur të falë Ardit Hilën dhe Abaz Karakaçin. Kështu 2 “rebelët” janë kthyer në stërvitje me verdheblutë, të cilët i kishin pezulluar.
Elbasani ka siguruar ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Objektivi i mbetur është sigurimi i titullit kampion në Kategorinë e Parë.
Për këtë rival është Bylis, që numëron 3 pikë më pak. Presioni anon dhe nga Nevil Dede si trajner i ekipit, që duhet të ruajë diferencën e krijuar. Dhe sigurisht që kontributi i Hilës dhe Karakaçit është i nevojshëm, për të përmbyllur me sukses objektivin e fundit.
Poll