
Besa ka komunikuar në këtë ditë festive se Mirel Josa nuk është më trajneri i ekipit nga Kavaja. Në rrjetet sociale është bërë publike se tekniku i mirënjohur shqiptar dhe klubi kanë ndarë rrugët pas ndeshjeve të fundit që kanë mbajtur Besën larg kreut të kampionatit.
I pari që ka reaguar ka qenë Jurgen Goxha. Mbrojtësi verdhezi ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me Josën, nga një fitore në stadiumin e Rrogozhinës.
Siç duket lojtari i kavajasve, i cili ka luajtur dhe në Azerbajxhan dikur kaq enë një ndër të paktit të cilin e mori malli direkt për punën e Mirelit.
Goxha ka falenderuar teknikun për punëndhe për kohën e kaluar sëbashku në klubin e Kategorisë së Parë. Mbetet për t’u mësuar pasuesi i ish-futbollisitit të Tiranës. Dihet që synimi do të jetë ngjitja, një detyrë e vështirë me 2 skuadrat e tjera në garë.
