Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Forcë e 3-të në Kategorinë e Parë, Pogradeci “all-in” drejt Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Forcë e 3-të në Kategorinë e Parë, Pogradeci
Pogradeci

Kategoria e Parë aktualisht është në pauzë, por pogradeci ka vazhduar stërvitjen deri në ditet e fundit të vitit 2025. Ky kampionat ka hyrë në fazën më të “nxehtë” të ij, teksa aktualisht ekipet do të duhet të bëjnë ca ditë pushime, për t’u rikthyer sërish në mesin e janarit.

Por nëse shikojmë tabelën e klasifikimit, Pogradeci po ecën i sigurtë drejt “objektivit” Superiore. Kjo pasi pogradecarët prej 6 javësh në kampionat nuk e njohin “fjalën” humbje, ndërsa triumfi ndaj Luftëtarit ishte i 3-ti radhës në Kategorinë e Parë.

Falë rezultateve pozitive të siguruara nga skuadra e Emiliano Çelës, e shikojnë veten vetëm 1 pikë larg Laçit të vendit të dytë, pozicion ky që të çon direkt në Superiore në sezonin e ardhshëm. Kampionati është ende i gjatë dhe liqenorët deri më tani janë në rrugën e duhur drejt elitës.

Poll

Lexo gjithashtu