Kategoria e Parë
Krahas “axhendës” së ngarkuar në Superiore, një vëmendje të theksuar pritet të fitojë dhe Kategoria e Parë, e cila do të zbresë në fushë me 6 sfidat për llogari të javës së 32-të.
Fokusi këtë radhë do të përqëndrohet e gjitha tek dueli mes Pogradecit dhe Skënderbeut në stadiumin “Pogradeci”, ndërsa Laçi do të presë Kukësin.
Në përballjet e tjera, Besa do të masë forcat përballë Korabit, teksa Kastrioti luan ndaj Luftëtarit. Po ashtu, Iliria pret Apoloninë dhe Burreli Lushnjen.
Të gjitha këto ndeshje do të luhen në të njëjtën fashë orare, 15:00.
Poll
