
Flamurtari nën drejtimin e Andrea Agostinelit vazhdon intensivisht përgatitjet. Trajneri kërkon që lojtarët të jenë në gjendjen optimale për startin e sezonit të ri në Kategorinë e Parë.
Për këtë janë zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe të tjera do të luhen deri javën e fundit të stërvitjes. Kështu kundërshtari i radhës për kuqezinjtë do të jetë Skënderbeu.
Një duel mjaft interesant dhe i luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve q ëkanë bërë historinë në futbollin shqiptarë. Kjo sfidë do të luhet ditën e premtë në stadiumin “Skënderbeu”. Kjo do t’u japë mundësinë trajnerëve të dy ekipeve të shikojnë se si kanë ecur përgatitjet e skuadrave të tyre dhe si është gjendja e lojtarëve pak javë para startit të sezonit të ri.