
Andrea Agostinelli
Tashmë është zyrtare, Andre Agostinelli nuk do të jetë më trajneri i Flamurtarit. Disfata e ditës së sotme ndaj Pogradecit në shtëpi me shifrat 2-1 ka rezultuar fatale për trajnerin italian.
Largimin e Agostinellit e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat përmes një postimi në faqen zyrtare. “Zyrtare ! Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club.
Flamurtari F.C dhe tranjeri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani.”, shkruan ekipi vlonjat.
Poll