
Pogradeci - Vora
Pogradeci ia doli që të merrte një fitore të madhe në shtëpi përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë. Kjo sfidë u fitua nga vendasit me rezultatin minimal 1-0.
Një gol mjaft i bukur nga Cyprian Pius në minutën e 20-të, i dha fitoren “liqenorëve”. Një aksion model i nisur nga mesfusha, e më pas me goditjen e Pius, top i cili përfundoi nga trekëndëshi i portës, në fundin e rrjetës.
Kujtojmë që ky triumf i jep më shumë besim Pogradecit në “misionin” Superiore. Tashmë, pogradecarët me 43 pikë të grumbulluara, mbajnë vendin e 5-të në tabelën e renditjes.
Goli i Pogradecit
Poll