Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

RENDITJA/ Skënderbeu kryeson i vetëm Kategorinë e Parë, Besa e Kavajës “bllokohet” në zonën e ftohtë

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Skënderbeu kryeson i vetëm Kategorinë e Parë, Besa
Kategoria e pare

Me katër ndeshjet e zhvilluara ditën e djeshme, përfundoi dhe java e 3-të e Kategorisë së Parë. Në tabelën e renditjes është Skënderbeu që kryeson i vetëm me 7 pikë, duke u ndjekur nga Laçi në vendin e dytë me 6 pikë.

Ndërsa në vendin e 3-të ndodhet Pogradeci me 5 pikë që mposhti ditën e djeshme Laçin me shifrat 1-0. Në vendin e katërt të renditjes ndodhet Apolonia, më poshtë Kukësi, në vendin e 6-të Burreli me 4 pikë sa dy ekipet e mësipërme.

Në vendin e 7-të ndodhet Lushnja me 3 pikë, po me kaq pikë të grumbulluara është dhe Luftëtari në vendin e 8-të dhe Korabi i vendit të 9-të. Në vendin e 10-të ndodhet Besa e Kavajës me 2 pikë, në vendin e parafundit Kastrioti me 2 pikë dhe e fundit Iliria me vetëm një pikë.

RENDITJA/ Skënderbeu kryeson i vetëm Kategorinë e Parë, Besa
 

 

Poll

Lexo gjithashtu