
Kukësi nis ditën e nesërme edicionin e ri në Kategorinë Superiore teksa pret Erzenin në shtëpi, në orën 17:00. Me këtë sezon, nis edhe epoka e re e klubit që tashmë është në duart e pronarëve të rinj.
Me një njoftim në faqen zyrtare, verilindorët u bëjnë thirrje të gjithë kuksianëve të vijnë në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës në rikthimin e tyre aty ku e meritojnë. Hyrja do të jetë falas dhe përpara sfidës do të ketë një ceremoni festive me këngë të krahinës së Kukësit.
-NJOFTIMI I KLUBIT-
Të dashur tifozë,
Nesër është dita e madhe, ku për skuadrën tonë, qytetin tonë dhe futbollin e Kukësit nis një epokë e re! Do të jetë një rrugëtim i gjatë, i vështirë, por së bashku jemi të bindur se do t'ia dalim! Së bashku do të jemi sërish aty ku kemi vendin!
Ditën e nesërme ju mirëpresim të gjithëve në stadium, pasi së bashku mund ta kthejmë në festë! Për këtë, klubi ka vendosur të hapë dyert e stadiumit pa bileta dhe ka organizuar edhe një festë para fillimit të takimit, ku muzika e krahinës sonë, do të jetë shoqëruese për të ndezur atmosferën.
Ju jeni forca jonë dhe nesër është dita që së bashku ta nisim mbarë! Takimi ndaj Erzenit nis në orën 17:00, por festa në stadium do të fillojë 1 orë para ndeshjes.
View this post on Instagram