
Elbasani
Elbasani u rikthye në elitën e futbollit shqiptar pasi mbylli si kampion sezonin në Kategorinë e Parë. Verdheblutë zhvilluan një sezon fantastik të dominuar në mënyrë absolute dhe një rivalitet të fortë me Bylisin deri në javët e fundit.
Superiorja është nivel tjetër dhe drejtuesit e dinë shumë mirë, ndaj puna ka nisur menjëherë për të ndërtuar një skuadër të denjë e konkuruese. Largimi i parë do të jetë Leo Fernandes, raporton 'Futbolli ne Shqiperi'. Mbrojtësi brazilian u afrua në janar, por nuk ia doli të bind stafin teknik.
Palët do të shkëpusin kontratën dhe do të ndajnë rrugët e tyre sa i përket të ardhmes. Elbasani do të futet në merkato fuqishëm për të gjitha repartet, nga porta deri në sulm.

Leo Fernandes
Poll