Dijar Nikqi pritet të jetë futbollisti i ri i Vorës. Sulmuesi i Tiranës nuk ka gjetur hapsirat që dëshiron te bardheblutë duke dalë jashtë planeve të trajnerit Shkëmbi. 19-vjeçari ka mbyllur bashkëpunimin me kryeqytetasit dhe ishte në kërkim të një aventure të re.
Pas largimit ka qenë Vora që ka arritur të bindë 19-vjeçarin t’i bashkohet projektit për sezonin e ri e në vazhdim. Vora ia ka dalë të mbyllë me sukses këtë transferim duke afruar një lojtar nga elita e futbollist shqiptar.
Lojtari do të firmos ditën e sotme kontratën e re dhe më pas do të prezantohet zytarisht nga klubi në rrjete sociale.
Poll