Flamurtari – Vora është supersfida e javës së 3-të tqë Kategorisë së Parë, takim që do të luhet me 12 shtator në orën 16:00 në stadiumin “Flamurtari”. Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve që kërkojnë 3 pikët.
Kuqezinjtë janë të “dënuar” për rezultat pozitiv në shtëpinë e tyre, me Andrea Agostinelin që ka nisur tëq ndërtojë “kurthin’ për vorakët. Lajm i mirë për ish-timonierin e Partizanit është rikthimi nga dëmtimi i Allës dhe Bolanos. Të dy lojtarët janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për këtë duel.
Ndërkohë mungesa e vetme e vlonjatëve do të jetë ajo e Valentino Muratajt. Ish-kapiteni i Partizanit vahzdon të shqetësojë stafin e Flamurtarit dhe ende nuk është gati për të zbritur në fushë. Problemet me ligamentin vazhdojnë dhe ende nuk dihet se kur do të mund të rikuperohet.