
Kukësi ditën e sotme do të presë në “Kukës Arena” skuadrën e Kastriotit për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 8-të të Kategorisë së Parë. takim ky që do të startojë në orën 14:00 dhe që është shumë i rëndësishëm për verilindorët.
Ekipi i Emiliano Çelës pas fitores në Kupën e Shqipërisë dëshiron një tjetër 3 pikësh, këtë herë në kampionat, për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Për këtë skuadra kërkon edhe mbështetjen e tifozëve.
Klubi ka nxjerrë në shitje biletat për këtë duel. Ndërkohë ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre në secilën tribunë dhe ku tifozën mund të blejnë biletën e tyre.
Kujtojmë se aktualisht Kukësi ndodhet në vendin e 8-të me 9 pikë pas 7 javësh kampionat. Kanë arritur të marrin 3 fitore dhe 4 humbje, u kanë shënuar 6 gola dhe kanë pësuar 9 të tillë.
View this post on Instagram