Te Kukësi do të nisë në epokë e re. Ish-kryebashkiaku dhe pronari i FK Kukësit, Safet Gjici ia ka dhuruar klubin për një periudhë të pacaktuar biznesmenit Atilio Guranjaku.
Pikërisht prezantini i drejtuesve të rinj ishte parashikuar të bëhej ditën e shtunë, por Bashkia e Kukësit nuk i ka lejuar. Palët nuk kanë arritur marrëveshjen mes tyre që gjithçka të bëhet në "Kukës Arena" dhe tashmë klubi ka dalë me një njoftim të ri.
Verilindorët bëjnë me dije se prezantimi do të bëhet nesër në një konferencë për shtyp. Gjithçka do të zhvillohet në ambintet e “Air Albania”, në orën 15:00. Stafi i ri administrative ii Kukësit menjëherë pas prezantimit do të nisë punën për sezonin e ri, ku ekipi do të garojë në Kategorinë e Parë.
“Përshëndetje të gjithëve ????????
Ditën e martë, datë 13 Gusht 2024, në orën 15:00 do të bëhet prezantimi i stafit të ri administrativ të FK Kukësit!
Prezantimi i stafit do të bëhet ne sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”, në Tiranë.
Ftojmë mediat të jenë të pranishme.
Faleminderit”, thuhet në njoftim.