Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Epokë e re për Kukësin, Safet Gjici shet përfundimisht aksionet e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Epokë e re për Kukësin, Safet Gjici shet përfundimisht
Safet Gjici, Kukesi

Kukësi hyn në një epokë të re në historinë e tij. Klubi verilindor do të bëhet me pronar të rinj teksa familja Gjici ka vendosur të shesë të gjitha aksionet që ka në zotërim, pra 100% të klubit.

Pronarët e rinj të Kukësit do të jenë dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, por siç raporton gazetari i Supersport, Jurgen Zela, njëri është nga Lituania dhe tjetri shqiptar.

Këtë të martë është arritur marrëveshja mes palëve për shitjen e 100% të aksioneve të klubit që tani nuk do të jetë më nën zotërimin e familjes Gjici. Zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.

Gjatë ‘regjimit’ të familjes Gjici, Kukësi përjetoi epokën e tij më të artë duke u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar aty ku fitoi 1 titull kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë, si dhe kalimi i disa tureve në kualifikueset europiane ku arritja më e lartë ishte në sezonin 2013-2014 ku shkuan deri në Play-Off të Europa League.

Ky sezon i ri futbollistik i gjen verilindorët në Kategorinë e Parë dhe klubi nuk gëzon një formë të mirë që prej 2 vitesh. Por, me ndërrimin e pronësisë situata pritet të ndryshojë radikalisht në klub.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga