Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Shtyhet prezantimi i drejtuesve të rinj, Bashkia e Kukësit bëhet shkak

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyhet prezantimi i drejtuesve të rinj, Bashkia e Kukësit bëhet
Kukesi

Ditën e shtunë ishte planifikuar të bëhet edhe prezantimi i drejtuesve të rinj të Kukësit në ambientet e stadiumit “Kukës Arena”. Por diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi Bashkia e Kukësit është bërë shkak që kjo konferencë e parashikuar për të shtunën të mos realizohet.

Nuk dihet ende arsyeja se pse Bashkia është bërë pengesë për diçka të tillë, pasi ky institucion nuk zotëron asnjë aksion te klubi i Kukësit. Një situatë e çuditshme, pasi Bashkia nuk ka asnjë detyrim ndaj verilindorëve, teksa vetëm stadiumi është në pronësi të tyre si aseti i vetëm i këtij qyteti.

Gjithsesi konferenca është shtyrë për një datë tjetër, e cila ende nuk është bërë e ditur. Klubi dhe përfaqësuesit e Bashkisë Kukës duhet të gjejnë mes tyre marrëveshjen, teksa nuk ka kohë më për të humbur, pasi kampionati vazhdon pas 2 javësh.

Nëse nuk arrihet një dakortësi mes palëve, atëherë konferenca pritet të mbahet në një ambient tjetër, ndërsa “pezull” mbeten edhe ndeshjet si pritëse. Kujtojmë se Kukësi prej vitesh grumbullimin dhe stërvitjen e skuadrës e ka bërë në kryeqytet, ndërsa në Kukës udhëtonte vetëm për ndeshjet si pritëse. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë këtë vit, i cili është cilësuar si viti më i “errët” në historinë e verilindorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga