Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Apolonia reagon pas barazimit "luftarak" ndaj Burrelit, fierakëve u mbetet "peng" penalltia

Shkruar nga NEWSPORT
Apolonia reagon pas barazimit "luftarak" ndaj Burrelit, fierakëve
Apolonia-Burreli

Apolonia ka marrë një barazim në ndeshje shumë të luftuar të Kategorisë së Parë luajtur ditë e djeshme në mesditë. Fierakët kanë patur përballë Burrelin e Ditmar Bicajt, ish-futbollist i spikatur dhe gjithçka është mbyll në një 1 me 1.

Klubi Fierak është gjetur në disavantazh pas një penaltie të Farrukut, kapiten i ekipit verior, por ky avantazh ka zgjatur shumë pak pasi Apolonia ka ditur të gjejë ekuilibrat fal Erald Maksutit. Maksuti korrigjoi veten pas atij 11-metërshi të humbur në pjesë të parë, por prapë së prapë goli i tij nuk mjaftoi që përmbysja e FK Apolonia të ndodhte. Burrelsit ngelen me 10 lojtarë në fund të takimit, por sado raste patën “bardhjeshilët” asnjë nuk përfundoi pas rrjete. Kështu, klubi jugor “qan” penaltinë e sulmet e pastra të pakonkluduara në një sfidë që mund të kishte sjellë më shumë.

Deklarata e plotë e FK Apolonia ditën e sotme mbi sfidën e djeshme:

"Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” midis FK Apolonia dhe KF Burreli, skuadrat u ndanë në barazim 1-1.
Pjesa e parë nisi me një mundësi të artë për Apoloninë, por Erald Maksuti humbi një penallti në minutën e 10-të, duke mos arritur ta kalojë skuadrën e tij në avantazh.
Në pjesën e dytë, Burreli zhbllokoi rezultatin me një penallti të shënuar nga Florenc Ferruku në minutën e 51-të.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, Apolonia barazoi falë një goli të Maksutit, i cili realizoi në minutën e 61-të.
Në minutat e fundit të shtesës, Burreli mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq që mori Aleks Dedgjonaj, por kjo nuk ndikoi në rezultatin final."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga