Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Apolonia avancoi një tur në Kupë, klubi fierak reagon në web

Shkruar nga NEWSPORT
Apolonia avancoi një tur në Kupë, klubi fierak reagon në web
FK APOLONIA

Klubi i Kategorisë së Parë i qytetit të Fierit ka arritur të kalojë pa vështirësi klubin e Këlcyrës. Ky i funfit luan në Kategorinë e Dytë, por vetëm pas shkrirjes së Labërisë, klubit nga Vlora që kishte vite luante në atë Kategori. Këlcyra kishte rënë për në Kategorinë e Tretë, e cila i luan tëra takimet në QSK, Qendra Stërvitore Kombëtare, pozicionuar në Kamëz. Fierakët ndaj një emri të tillë shënuan gola të lehtë dhe sfida u duk sikur kaloi kalimthi. Klubi me emër në futbollin shqiptar për këtë fitore ka komunikuar në web-in e saj. 

Ja deklarata e plotë e FK APOLONIA:

Në ndeshjen e turit 1/32 të “Kupës së Shqipërisë”, FK Apolonia arriti një fitore të merituar me rezultatin 3-0 kundër KF Këlcyrës.
E zhvilluar në Stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier, ishte një ndeshje e luftuar, por Apolonia dominoi në pjesën e dytë të lojës, ku arriti të zhbllokojë rezultatin.
Goli i parë erdhi në minutën e 77-të nga Eneh Ndubusi Francis, duke çuar ekipin në avantazh.
Në minutën e 81-të, Mmesoma Anthony Umejiego shënoi golin e dytë.
Fitoren e vulosi, Raymond Chidozie Onywuenyi me një gol në minutat shtesë, konkretisht 90+3.
Me këtë rezultat, Apolonia siguroi kalimin në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga