Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Afrikani shpalos potencialin në Kategorinë e Parë, Liberiani cilësia e lushnjarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Afrikani shpalos potencialin në Kategorinë e Parë, Liberiani
Jerrison, futbollist i Lushnjës

Lushnja e nisi mbarë fazën e dytë me në krye trajnerin e ri. Lushnjarët mposhtën në shtëpi Korabin 3-1 bindshëm në “Roza Haxhiu”. Falë 3 piëkve lagunarët shkuan në 15 pikë pas 12 javësh.

Në sy ra goli i i të huajit Jerrison. Ishte një driblim i suksesshëm që i hapi rrugën një goditjeje të fuqishme që i la shtangur dibranët. Futbollisti i lushnjarëve po spikat nën urdhrat e Xhafës. Afrikani ka shënuar në dy fitoret e fundit dhe madje gola për t’u shijuar. Tifozët kanë ngel shumë të kënaqur me liberianin që po tregon devotshmëri.

Jerrison Willy ose Xherri siç e thërrsasin vjen nga Libëria, vendi që shquhet prej George Weah, legjenda e Milanit që ka fituar “Topin e Artë”. Uilli ndodhet në sezonin e dytë me klubin nga Muyzeqeja dhe po punon shumë me stafin këtë vit.

Duket që lojtari ka përmirësuar shënjestrën dhe me dy golat rradhazi ka sjellë një golavarazh më të mirë për ekipin, gjë që duhet pasi vetëm ky faktor po e lë Lushnjën jashtë “Play-Off”-it.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga