
Kukësi në 2 ndeshjet e fundit ka siguruar 4 pikë. Verilindorët kanë barazuar me Burrelin dhe kanë triumfuar ndaj Erzeni. Pikë të rëndësishme për rrugëtimin e tyre në Kategorinë e Parë në këtë sezon.
Skuadra e Emiliano Çelës në këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës 7 herë, ndërsa kanë pësuar plot 20 gola. Nga 7 golat e shënuar, 5 mbajnë firmën e Mario Beshiraj. Ky i fundit prej 7 javësh nuk po arrin dot të gjëjë golin, gjë e cila është vërejtur edhe në rezultatet e ekipit.
Pauza e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares i vjen në ndihmë Çelës. Ky i fundit do të synojë që bashkë me stafin të rikthejnë te golat kapitenin pasi më shumë se kurrë kanë nevojë për golat e tij.
Kujtojmë se sfida e radhës për Kukësin do të jetë ndaj Vorës, përballje që do të luhet në “Kukës Arena”. Përballje e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit. Ndërkohë në 12 javë të zhvilluara verilindorët kanë siguruar 13 pikë.