Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

12 ekipe “dhëmbë për dhëmbë”, 6 duelet e Kategorisë së Parë luhen paralelisht (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
12 ekipe “dhëmbë për dhëmbë”, 6 duelet e
Kategoria e Parë

Java e 25-të e kampionatit Kategoria e Parë do të luhet e gjitha ditën e sotme. Të gjita duelet gjithashtu do të luhen në orën 14:00.

Skënderbeu do të përballet me Lushnjen në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa Laçi pret në shtëpi Apoloninë. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, Pogradeci do të luajë ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti do të përballet me Besën në stadiumin “Redi Maloku”.

Në “Liri Ballabani”, Burreli pret Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Kukës Arena”, Kukësi do të luajë ndaj AF Luftëtarit.

Gara në kampionatin e Kategorisë së Parë po bëhet gjithnjë e më e fortë, ku diferenca mes kryesuesit Skënderbeu dhe vendit të dytë Laçi është vetëm 3 pikë. Po ashtu, shumë interesante është edhe lufta për mbijetesë, ku dy vendet e fundit, Kukësi dhe AF Luftëtari, do të kenë një përballje direkte që mund të vendosë shumë për fatin e tyre në sezon.

NDESHJET:

Skënderbeu – Lushnja

KF Laçi – Apolonia

Pogradeci – Korabi

Kastrioti – Besa

 Burreli – Iliria

Kukësi – AF Luftëtari

Poll

Lexo gjithashtu