
Kategoria Superiore do të riktehet më në fund ditën e mërkurë. Liga Profesioniste dhe klubet i dhanë fund bojkotit dhe tashmë topi do të nisë të rrotullohet sërish. Ditën e diel skuadrat do të luajnë ndeshjet e turit të parë të Kupës, ndërsa ditën e mërkurë do të luhet java e parë e Kategorisë Superiore.
Pas dritës jeshile, FSHF-ja ka zbuluar edhe oraret për javën e parë të Superligës që do të startojë me 3 ndeshjet Kastrioti-Partizani që do të luhet në stadiumin e Kamzës, Bylis-Laçi në "Adush Muça" dhe Tirana-Kukësi me ndeshjet që do të startojnë në orën 13:45. 2 sfida e tjera, Teuta-Skënderbeu, Vllaznia-Apolonia do të luhen në orën 16:45.
E mërkurë, Java 1:
Kastrioti-Partizani 13:45
Bylis-Laçi 13:45
Tirana-Kukësi 13-:45
Teuta-Skënderbeu 16:45
Vllaznia-Apolonia 16:45