Mbyllet java e 7-të e Superiores. Në këto 5 sfida kemi parë jo vetëm spektakël, por edhe gola. Në 5 ndeshje të luajtura, në total janë shënuar 11 gola. Kjo është një shifër pozitive për elitën e futbollit shqiptar. Në fakt, në këto takime, bie në sy barazimi i Tiranës me Flamurtarin në Vlorë (2-2), ku bardheblutë, nuk arritën të riktheheshin tek fitorja pas humbjes në derbi.
Më tej, edhe Vllaznia ka befasuar Kukësin, duke e mundur në transfertën e stadiumin “Elbasan Arena” me shifrat 1-2. Laçi dhe Bylis janë ndarë në barazim pa gola. Po ashtu, fitore nuk ka pasur as në “Selman Stërmasi” mes Partizanit dhe Teutës (1-1). Ndërsa, në Korçë, Skënderbeu ka harruar humbjen turpëruese ndaj Vllaznisë një javë më parë në “Loro Boriçi” (4-0), e ndërsa të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë mundur në shtëpi Luftëtarin (2-0), duke u ngjitur në krye të tabelës së renditjes me 12 pikë, së bashku me Bylisin, Vllazninë dhe Teutën. Në këtë situatë, newsport.al sjell formacionin më të mirë të kësaj jave, me lojtarët që lanë “gjurmë” në këto sfida dhe arritën të bënin më të mirën e tyre në fushën e lojës. Po ashtu, një vëmendje të veçantë merr edhe trajneri i javës.
Isli Hidi (Bylis): Bylis mori një pikë të artë ditën e sotme në transfertë ndaj Laçit. Një nga lojtarët më të mirë në fushë për ballshiotët ishte portieri Isli Hidi. Mosha për të duket vetëm një numër pasi edhe në sfidën e sotme konfirmoi se ësht një garanci në portë duke shpëtuar Bylisin në disa raste për shënim.
Lorenc Trashi (Partizani): Ftesën e Kombëtares e feston me një supergol edhe pse duhet të falenderoj portierin Frashëri pasi nuk u vendos siç duhet te goditja e dënimit. Mbrojtësi i majtë është një nga më të mirë në Superligë në rolin e tij dhe në skemën me 4 mbrojtës shprehet edhe më mirë. Tashmë I takon të tregojë veten edhe te kombëtarja e madhe.
Bruno Dita (Skënderbeu): Daja e vendos si qendërmbrojtës dhe Dita luan në një pozicion jo të tij natyral. Ia shpërblem më së miri besimin e trajnerit duke qenë pothuajse I pakalueshëm. Në fund tregohet I saktë edhe nga penalltia duke I dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme Skënderbeut.
Renato Malota (Vllanzia): Vllaznia merr një fitore të artë në transfertë ndaj Kukësit pretendent për titullin kampion. Malota është I pakalueshëm në fazën e mbrojtjes dhe ia bën më të vështirën punën sulmuesve të Kukësit. Mbrojtësi shtatlart është një garanci për Vllazninë duke parë edhe eksperiencën e madhe që ka dhe këtë e tregon në fushën e lojës.
Esat Mala (Partizani): Trajneri Lerda e vendos në krahun e djathtë të mbrojtes sërish dhe Mala sërish nuk zhgënjen. I saktë në ndërhyrjet e tij dhe I kudondodhur në krahun e djathtë. Një lojtar që mbulon shumë role në fushë dhe çdo trajner do e dëshironte ta kishte në skuadër. Tashmë radha është për Kombëtaren U-21 për të bërë paraqitje pozitive.
Ardit Hoxhaj (Flamurtari): Nuk është ende në formën e tij më të mirë. Vuan nga një dëmtim dhe futet në fushën e lojës në minutat e fundit ndaj Tiranës. Ka besim se do të shënoi gol dhe ia arrin ta bëjë një gjë të tillë. I shënon gol Tiranës dhe I heq nga duart 3 pikëshin. Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë, por Hoxhaj mendon të fus në probleme edhe Tiranën me golin e tij.
Florent Avdyli (Teuta): Teuta barazoi 1-1 në transfertë ndaj Partizanit. Edhe pse ishin me një lojtar më tepër për shumë minuta, skuadra e drejtuar nga Shkëmbi nuk arriti të fitonte. Një nga lojtarët më të mirë në fushë për skuadrën durrsake ishte edhe Avdyli. Mesfushori kosovar shënon golin e parë të ndeshjes dhe është kudo në fushë duke ndërtuar aksione për skuadrën e tij.
Gilman Lika (Vllaznia): Vllaznia merr një fitore të papritur ndaj Kukësit në transfertë. Sulmuesi i krahut nuk njeh moshë dhe ka marrë prej dore skuadrën shkodrane me golat e tij. Edhe në ndeshjen e sotme është një nga më të mirë në fushë dhe në fund shënon një gol vendimtar duke I dhënë fitoren e dytë radhazi.
Edon Hasani (Tirana): Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, por nuk mund të thuhet një gjë e tillë për Edon Hasanin. Mesfushori shkodran pas golit në derbi shënon dy gola në Vlorë dhe merr prej dore bardheblutë, por një gol në fund të ndeshjes nga Flamurtari I prish gëzimin pasi Tirana del me një pikë nga trasnferata e Vlorës.
Hygor (Vllaznia): Mesfushori Brazilian shënon një supergol në ndeshjen e sotme dhe të dytin personal me fanelën e Vllaznisë. Në mesin e fushës është I kudo ndodhur dhe aksionet kalojnë nga këmbët e tij. Me kalimin e kohës po rritet edhe më shumë në aspektin fizik.
Blerim Krasniqi (Skënderbeu): Nuk shënon gol për Skënderbeun, por është ai që fiton penalltinë dhe u khye në gol nga Dita. Në sulm është gjithmonë një rrezik konstant për Luftëtarin. Edhe pse nuk shënon arrin të kthehet në protagonist për Skënderbeun.
Trajner. Mirsad Jonuz: Është padyshim trajneri më I mirë I kësaj jave në Kategorinë Superiore. Të mundësh një Kukës pretendet për titull dhe me lojtarë majft cilësor në skuadër nuk është pak. Skuadra e tij është e mirëvendosur në fushën e lojës, pret momentin e duhur dhe godet me një kundërsulm Kukësin. Nga ndeshja në ndeshje duket që Vllaznia po rritet.