Kanë përfunduar sfidat e javës së parë të Kategorisë së Parë. Elbasani u përball në transfertë me Kastriotin, teksa Lushnja priti në shtëpi Apoloninë e Fierit.
Kastrioti mori një pikë të vlefshme përballë verdhebluve, me sfidën që u mbyll me rezultatin 1-1. Golin për ekipin e Nevil Dedes e shënoi Miklovan Pere, teksa për krutanët rrugën e rrjetës e gjeti Joan Çela.
Në krahun tjetër Apolonia fitoi bindshëm në transfertën e Lushnjes me rezultatin e pastër 0-3. Për fierakët golat u shënuan nga Trifoni, Rakipaj dhe Kaçanolli.
Më poshtë do të njiheni me rezultatet e ndeshjeve.