Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kategoria e Parë/ Iliria siguron mbijetesën, Tërbuni luan "finalen" përballë Orikumit

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë/ Iliria siguron mbijetesën, Tërbuni luan

Janë luajtur ditën e sotme një pjesë e ndeshjeve të javës së fundit në Kategorinë e Parë. Shumica e tyre kanë vlejtur thjesht për statistikë, teksa vetëm në ndeshjen Iliria–Tërbuni luftohej për një objektiv të rëndësishëm siç ishte shamngia e ndeshjes “play out” për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera ishin pa ndikim në verdiktet finale të këtij sezoni dhe luheshin thjesht për statistikë. Shënkolli dhe Erzeni u ndanë në një barazim 3-3, Mamurrasi mposhti në shtëpi 3-0 Kastriotin, Shkumbini barazoi 1-1 me Pogradecin dhe Apolonia mposhti 1-3 Dinamon.

Nesër do të zhvillohet “finalja” e Grupit B mes Lushnjës dhe Bylisit që do të përcaktojë ekipin që do të ngjitet në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm, ndërsa mbeten ende të pacaktuara datat e dy ndeshjeve të shtyra, Kamza-Besëlidhja dhe Sopoti-Elbasani.

GRUPI A – PLAY OFF

Shënkolli – Erzeni 3-3

Pjetrushi 8′, Mirdita 55′ (11-m), Danaj 90+1′ / Pasha 32′, 39′, Troplini 59′ (11-m)

E shtyrë | Kamza – Besëlidhja

Burreli (pushim)

GRUPI A – PLAY OUT

Mamurrasi – Kastrioti 3-0

Ethemi 23′, 66′, Jusuf 80′

Iliria – Tërbuni 1-1

Doçi 73′ / Xhebrahimi 22′

Besa (pushim)

GRUPI B – PLAY OFF

Shkumbini – Pogradeci 1-1

Xhyra 49′ / Topllari 47′

Nesër, 16:00 | Lushnja – Bylis

Tomori (pushim)

GRUPI B – PLAY OUT

Dinamo – Apolonia 1-3

Myslymi 8′ / Uzuni 6′, 84′, Dimo 66′

E shtyrë | Sopoti – Elbasani

Turbina (pushim)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga