KATEGORIA E PARË/ Festojnë vetëm Bylis, Elbasani dhe Flamurtari, zhgënjejnë sërish Tomori dhe Kastrioti (RENDITJA)
Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë ka mbyllur ndeshjet e javës së 14-të të saj. Vetëm 3 gola janë shënuar në këtë javë, me Bylis që vazhdon kryesimin. Ballshiotët mposhtën 2-0 Tomorin dhe tashmë kryesojnë me 35 pikë pas 14 javësh.
Edhe Elbasani merr një fitore të rëndësishme. Skuadra e Nevil Dedes nuk iu ndahet djemve të Arian Bellait. Elbasani triumfoi 3-2 ndaj Lushnjes dhe pas këtij triumfi shkon në kuotën e 29 pikëve. Flamurtari nga ana tjetër i merr vendin e 3-të Apolonisë. Vlonjatët triumfuan nda Kastrioti me shifrat 1-0 dhe ndjekin Elbasanin me 2 pikë më pak.
Apoonia nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 me Besën. Fierakët mbajnë vendin e 4-të me 26 pikë. Vora ndjek fierakët me 2 pikë më pak, teksa këtë javë u ndalën në barazim pa gola me Burrelin. Korabi gjithashtu u ndal në barazim 0-0 nga Luzi. Skuadra nga Peshkopia shkon në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Lushnja e ndjek me 2 pikë më pak. Kastrioti ndodhet në vendin e 8-të me 12 pikë, po aq sa Burreli. Besa pas 14 javësh ka grumbulluar 11 pikë, 10 pikë ka Tomori, ndërsa Luzi mbyll tabelën e kalsifikimit me vetëm 9 pikë.