Kategoria e Parë mbylli ditën e djeshme ndeshje e javës së 15-të të saj. Në këtë javë u rezistruar rezultate të rëndësishme të cilët ndikojnë edhe në renditjen e ekipeve në tabelën e klasifikimit.
Bylisi nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ballshiotët fituan me përmbysje ndaj Luzit me shifrat 3-1. Skuadra e Arian Belllait vazhdon të kryesorë me 38 pikë pas 14 javësh. Elbasani e ndjek “këmba –këmbës” skuadrën e Ballshit. Ekipi i nevil Dedes renditet në vendin e dytë me 32 pikë, teksa këtë javë triumfuan 1-0 ndaj Apolonisë.
Vora është “forca” e 3-të e kampionatit pas kësaj jave. Skuadra e udhëhequr nga Klodian Arbri fitoi në shtëpi me përmbysje 3-1 ndaj Flamurtarit dhe shkojnë në kuotën e 27 pikëve. Po me kuotë të njëjtë pikësh janë edhe vlonjatët që mbajnë vendin e 4-të. me 1 pikë më pak ndjek Apolonia që mban vendin e 5-të, teksa në “Play-Off” ndodhet edhe Korabi. Ekipi nga Peshkopia fitoi 1-0 ndaj Besës dhe shkon në kuotën e 20 pikëve.
Me 18 pikë ndodhet Lushnja që triumfoi ndaj Burrelit me shifrat 2-0 dhe tashmë mban vendin e 7-të në klasifikim. Kastrioti këtë janë është “ringjallur” dhe i aka dalë të sigurojë fitoren. Krutanët triumfuan ndaj Tomorit me shifrat 3-1 dhe ngjiten në vendin e 8-të me 15 pikë.
Burreli me 12 pikë mbetet në vendin e 9-të, ndërsa Besa po ashtu mban vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Tomori ka grumbulluar 10 pikë pas 15 javësh dhe ndodhet i 11-ti në renditje, teksa tabelën e klasifikimit e mbyll Luzi me 9 pikë.
[caption id="attachment_715447" align="alignnone" width="672"] Renditja e Kategorise se Pare[/caption]