Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Elbasani gjen “shtëpi”, java e 7-të luhet në dy ditë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Elbasani gjen “shtëpi”, java e 7-të

Skuadrat në Kategorinë e Parë e kanë kthyer vëmendjen te sfidat e javës së 7-të që do të luhen në fundjavë. Skuadrat do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën në të njëjtin orar.

4 ndeshje janë në program për ditën e shtunë, ku Bylisi udhëton në Vorë për të sfiduar ekipin e Artan Mërgjyshit. Si vendasit ashtu edhe miqtë vijnë pas fitoreve javën e kaluar dhe tashmë sfidohen për 3 pikët e kësaj jave.

Lushnja pret Luzin dhe ky takim do të luhet në Peqin, ndërsa në Fier do të përballen Apolonia dhe Tomori. Gjithashtu në Luz do të luhet sfida tjetër mes Besës dhe Flamurtarit.

Ndërkohë të dielën do të zhvillohen dy sfidat e fundit. Në Fushë – Krujë do të duelojnë mes tyre Kastrioti dhe Korabi, ndërsa Elbasani do të përballet me Burrelin. Skuadra e Nevil Dedes ndeshje si preeitëse do ta luajë në “Demrozi Stadium” pasi “Elbasan Arena” ka mbyllet dyert për shkak të mbjelljes së barit.

Ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë:

E shtunë:

Vora – Bylis

Lushnja – Luzi

Apolonia – Tomori

Besa – Flamurtari

E diel:

Kastrioti – Korabi

Elbasani - Burreli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga