Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Duele “kokë më kokë” për mbijetesën dhe “Play-Off”, zbulohet axhenda e javës së 21-të

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë ka kthyer vëmendjen te ndeshjet e javës së 21-të, e cila do të luhet në dy ditë. Në fundjavë skuadrat do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë për fitoren.

Të shtunën do të luhen 4 sfida.  Burreli do të presë Tomorit në një duel direkt për mbijetesën në orën 13:00. Besa që vjen pas dy fitoreve radhas në kampionat do të presë në shtëpi kryesuesit e Bylisit në po të njëjtën orë

Paralelisht edhe Apolonia nga krahu tjetër do të duelojë me Kastriotin, me këto të fundit që kërkojnë pikët për nbijetesën, ndërsa fierakët për të blinduar pozitat e tyre në “Play – Off”.

Në orën 17:00 në “Elbasan Arena” do të sfidohen Elbasani dhe Luzi. Vendasit janë të dënuar për fitoren për të shpresuar te një hap fals i Bylisit dhe për të rimarrë kreun, teksa kavajasit nga krhau tjetër duan 3 pikët që janë jetike për mbijetesën.

Ndërkohë ditën e dielë do të luhen dy sfidat e mbetura të kësaj jave, të cilat do të startojnë në orën 13:30. Vora do të udhëtojë në Lushnje për të matur forcat me skuadrën e Gugash Maganit.

Luftë për “Play-Off” do të jetë mes Flamurtarit dhe Korabit, sfidë që do të luhet në Vlorë. Si vendasit ashtu edhe ekipi nga Peshkopia kanë detyrim vetëm fitoren për të “blinduar” pozitat e tyre në ‘Play –Off”.

[caption id="attachment_723522" align="alignnone" width="428"]Java e 21-te e Kategorise se Pare Java e 21-te e Kategorise se Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga