Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Dinamo rimerr kryesimin, “ringrihet” Skënderbeu me Tomorin, Besëlidhja e Lushnja në “rënie të lirë” (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë mbylli ditën e sotme javën e 11-të të saj me futbollin që u rikthye pas pauzës së Botërorit. Ditën e shtunë, Dinamo “shtypi” Lushnjen duke e mposhtur bindshëm 5-0 dhe merr kështu kryesimin e tabelës me 24 pikë ndërsa Lushnja vazhdon rënien në 9 pikë gjithsej në vendin e parafundit.

Dje u luajtën katër sfida të tjera ku Korabi ngeci në barazim 1-1 me Burrelin dhe humbet vendin e tretë që zihet nga Skënderbeu pas fitores 3-0 me Turbinën e vendit të fundit. Besa u rikthye gjithashtu te fitorja duke mposhtur 0-1 Orikun dhe mbetet poshtë Korabit në vendin e pestë. Pas kavajasve vjen Luzi me Tërbunin që u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen mes tyre.

Sot u luajtën edhe dy sfidat e fundit ku në Berat, Tomori “zyrtarizoi” daljen nga momenti i errët teksa arriti fitoren e tretë rradhazi ndaj Flamurtarit dhe ngjitet në vendin e 8-të me 14 pikë. Në ndeshjen e fundit mes Besëlidhjes dhe Apolonisë, fierakët fituan 1-2 duke u rikthyer te fitorja dhe ngjiten në vendin e 9-të me 12 pikë ndërsa lezhianët vazhdojnë momentin negativ në vendin e 12-të më 9 pikë.

Tabela e renditjes:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga